Google ADS

‘Oppenheimer’ dominon nominimet për çmimet Oscar

17:15 | 23 Janar 2024
E.K

“Oppenheimer”, filmi biografik për krijuesin e bombës bërthamore, J Robert Oppenheimer nga regjisori Christopher Nolan, ka dominuar nominimet për çmimet Oscar, duke u nominuar në 13 kategori.

Aktori i këtij Chillian Murphy, u nominua në kategorinë e aktorit më të mirë. Murphy, që portretizon rolin kryesor, fitoi nominimin e parë për Oscar, së bashku me Emily Blunt që është nominuar në kategorinë për aktoren më të mirë. Ndërkaq, Robert Downey Jr është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në rolin dytësor.

“Oppenheimer” është nominuar edhe për filmin më të mirë, ndërkaq regjisori Nolan fitoi nominimin e dytë për regjisorin më të mirë.

Në të njëjtën kategori është nominuar edhe regjisori britanik, Jonathan Glazer për filmin “The Zone Of Interest”, që flet për një familje gjermane që kishte jetuar afër kampit të përqendrimit në Aushfic.

Komedia “Poor Things” është nominuar në 11 kategori, përfshirë edhe në atë për filmin më të mirë. Por, edhe aktori në këtë film Mark Ruffalo është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor, ndërkaq Emma Stone në kategorinë e aktores më të mirë.

Filmi dokumentar “20 Days in Mariupol” i Associated Press ka fituar nominim në kategorinë e dokumentarit më të mirë. Ky film flet për rrethimin e qytetit ukrainas pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrianës./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme