Forcat e sigurisë në Venezuelë penguan ligjvënësit e opozitës që të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, një javë pasi Gjykata e Lartë iu shfuqizoi imunitetin disa ligjvënësve të opozitës.
Parlamenti po mblidhej për të diskutuar heqjen e imunitetit të ligjvënësve nga ana e Gjykatës si dhe arrestimin e Edgar Zambranos, nënkryetar i Parlamentit, dhe kritik i presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.
Kriza politike dhe humanitare në Venezuelë po vazhdon tash e sa muaj pasi presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro që ka mbështetjen e Rusisë, Kinës dhe disa vendeve tjera po vazhdon të qëndrojë në pushtet pavarësisht protestave dhe thirrjeve të opozitës për tu larguar nga posti.
Udhëheqësi i opozitës, Huan Guaido e ka shpallur vetën president i përkohshëm dhe është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore.
Nën udhëheqjen e Maduros, Venezuela është zhytur në krizë ekonomike dhe miliona njerëz e kanë lëshuar vendin si pasojë e varfërisë./rel/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...