Opozita siriane ka caktuar emrat e delegatëve të saj të cilët do të marrin pjesë në bisedimet për paqe të cilat do ti organizojnë Kombet e Bashkuara në Gjenevë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Avokati Mohamed Sabra është emëruar të jetë shef i ekipit negociator në bisedimet e 20 shkuritt”, thanë për AA burime nga Këshilli Kombëtar për Revolucionin Sirian (KKRS) dhe nga Forcat Opozitare (FO), ndërkohë që i tërë ekipi negociator opozitar i përbërë nga 20 përfaqësues do të jetë nën përkujdesje të kreut të tij, politikani sirian Nasr al-Hariri.
Anëtarët e delegacionit janë përzgjedhur në takimin e së premtes i cili u mbajt në Rijad të Arabisë Saudite.
Ditë më parë, Muhammed Allush nga opozita e armatosur siriane deklaroi se nuk do të marrin pjesë në bisedimet të cilat do të mbahen më 20 shkurt në Gjenevë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre të cilat i kishin shtruar në takimin në Astana.
Në një prononcim për AA, Allush tha se në bisedimet në Astana të mbajtura më 23 dhe 24 janar është dhënë fjala se forcat besnike ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad nuk do të sulmojnë pozicionet e opozitës.
Ndryshe, Turqia ka marrë rolin e garantuesit në emër të opozitarëve, ndërsa Rusia atë të garantuesit për forcat e regjimit.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...