Përderisa vazhdojnë sulmet ajrore në rajonin e Homsit në Siri, të cilin regjimi i Asadit e mban nën rrethim, forcat opozitare kanë tërhequr vëmendjen se regjimi ka për qëllim prishjen e raundit të katërt të bisedimeve në Gjenevë për Sirinë.
Në Homs opozitarët në rajonin Vaer nën rrethimin e regjimit të Asadit, kanë bërë një deklaratë në lidhje me sulmet e pandërprera ajrore pavarësisht vazhdimit të bisedimeve të Gjenevës.
Në deklaratë theksohet se regjimi dhe grupet e tij mbështetëse për të prishur bisedimet në Gjenevë, vazhdojnë sulmet intensive kundrejt venbanimeve civile, duke përfshirë edhe autokolonat e ndihmave humanitare.
Edhe Përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë Staffan De Mistura, në një deklaratë të bërë me 23 shkurt kishte njoftuar se Rusia ka kërkuar nga regjimi i Asadit që të ndalte sulmet ajrore gjatë bisedimeve në Gjenevë.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...