Qytetarët në Zimbabve po votojnë në zgjedhjet e para presidenciale, që prej largimit nga pushtetit të presidentit Robert Mugabe. Opozita atje ka raportuar për një sërë parregullsish në këtë proces zgjedhor.
Garuesit kryesor në këto zgjedhje janë presidenti në detyrë Emmerson Mnangagwa dhe Nelson Chamisa.
Chamisa e ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po bën “përpjekje të qëllimshme”, për ta minuar atë, pasi sipas Chamisa po krijohen vonesa të gjata dhe të panevojshme në qendrat e votimit në zonat urbane.
Mediat lokale kanë raportuar për radhë të gjata të votuesve në disa qendra të votimit në kryeqytetin Harare dhe gjetkë. Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se të gjithë votuesit që janë duke pritur do të votojnë, edhe pse partitë opozitare druajnë se mbështetësit e tyre do të dekurajohen nga radhët e gjata të pritjes dhe nuk do të votojnë fare.
“Vullneti i popullit po mohohet për shkak të këtyre vonesave të qëllimshme dhe të panevojshme”, ka shkruar në Twitter Chamisa.
Në Zimbabve qytetarët po votojnë edhe për zgjedhjet lokale. Rezultati zgjedhor pritet të bëhet i ditur më 4 gusht.
Nëse njëri nga kandidatët fiton më shumë se gjysmën e votave, atëherë nuk ka nevojë për raundin e balotazhit.
Robert Mugabe, 94-vjeç, ishte larguar nga pushteti përmes një grusht-shteti vitin e kaluar. Ai kishte udhëhequr me Zimbabven për pothuajse katër dekada.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...