Një zëdhënës për ‘TalkTalk’ ka thënë që kompanisë i është kërkuar shpërblim nga dikush që pretendohet se është përgjegjës për sulmin kibernetik të shkaktuar së fundi në uebfaqen e tyre.
Operatori gjigant në Britani të Madhe njoftoi mbrëmjen e kaluar që ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik që ndodhi në mëngjesin e së mërkurës, shkruan arbresh.info. Miliona të dhëna personale besohet që janë në rrezik derisa hulumtuesit janë ende duke tentuar për të vërtetuar nëse detajet bankare janë kompromentuar.
Mbrëmjen e kaluar, një mesazh ishte postuar online në uebfaqen ‘Pastebin’ duke pretenduar që sulmi ishte kryer nga grup i ekstremistëve islamik nga Rusia.
“Ne ju konfirmojmë që kemi kontaktuar me dikë që pretendon se është përgjegjës dhe kërkon shpërblim”, tha një zëdhënës i ‘TalkTalk’, transmeton arbresh.info.
Ende nuk ka informata se kush e dërgoi atë shkrim që pretendon se ka kryer sulmin, por pavarësisht efektit të sulmit kibernetik, ‘TlakTalk’ është kritikuar për informimin e bërë me vonesë ndaj konsumatorëve si dhe faktin që ka akumuluar disa të dhëna të konsumatorëve pa enkriptim./arbresh.info
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...