Operativët nga Irani dhe aleati i tij libanez, Hezbollah, janë duke punuar brenda Jemenit për ta ndihmuar grupin rebel, Huthi, të kryejë sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare, tha të martën Tim Lenderking, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Jemenin.
Irani është “duke e pajisur dhe lehtësuar” sulmet e Huthit, tha Lenderking.
“Raportet e besueshme publike sugjerojnë se një numër i madh i operativëve iranianë dhe të Hezbollahut libanez janë duke i mbështetur sulmet e Huthit brenda Jemenit”, tha Lenderking.
“Nuk mund ta paramendoj se populli jemenas dëshiron t’i shohë këta iranianë brenda vendit të tyre. Kjo duhet të ndalet”, shtoi ai.
Sulmet e grupit rebel Huthi në Detin e Kuq kanë nxitur sulme hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kundër caqeve këtij grupi në Jemen.
Më 25 shkurt, SHBA dhe Britania kryen sulme ndaj 18 caqeve të grupit rebel, Huthi, në Jemen, si përgjigje ndaj një rritjeje të sulmeve nga kjo milici e mbështetur nga Irani ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.
Sipas zyrtarëve amerikan, avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë i goditën caqet në tetë lokacione, duke i shënjestëruar raketat, raketahedhësit, dronët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Huthit.
Kjo ishte hera e katërt që SHBA-ja dhe Britania kryen sulme të përbashkëta kundër caqeve të Huthit prej 12 janarit.
Por, Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme pothuajse çdo ditë kundër kësaj milicie, e cila kontrollon pjesët më të banuara të Jemenit dhe ka thënë se po kryen sulme ndaj anijeve tregtare në shenjë përkrahjeje për palestinezët gjatë luftës së Izraelit në Rripin e Gazës./rel
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...