Autoritetet për zbatimin e ligjit njoftuan sot se një operacion global, i realizuar përmes një platforme të koduar të komunikimit, e zhvilluar nga FBI-ja amerikane, çoi në një seri arrestimesh dhe bastisjesh në të gjithë botën, një goditje kjo e pashembullt kundër bandave kriminale.
Gjatë 18 muajve të kaluar, FBI arriti të kodojë pajisjet e komunikimit të më shumë se 300 grupeve kriminale që vepronin në më shumë se 100 vende, duke i mundësuar policisë ndjekjen e aktivitetit të kriminelëve dhe bisedat e tyre për sulme, transport droge dhe krime të tjera.
Operacioni i quajtur “Mburoja Trojane” përfshiu ndërhyrje të policisë në 16 vende.
Më shumë se 800 të dyshuar janë arrestuar dhe më shumë se 32 tonë drogë të llojit kokainë, kanabis, amfetaminë dhe metamfetaminë janë sekuestruar së bashku me 250 armë zjarri, 55 makina luksoze dhe më shumë se 148 milionë dollarë.
Operacioni i ka fillesat e veta pas goditjes kohë më parë të dy platformave të koduara, EncroChat dhe SkyECC, që përdorte bota e krimit të organizuar.
Kjo i detyroi bandat e krimit të përdornin telefona të rinj për komunikim të sigurtë.
FBI kishte atë që nevojitej, një aplikacion të quajtur ANOM, që e kishte instaluar në celularët e modifikuar.
“Kishte një boshllëk të krijuar nga mungesa e këtyre platformave të koduara”, thotë Calvin Shivers, ndihmës drejtor në Divizionin e Hetimit Penal të Byrosë Federale të Hetimit në ShBA.
“Kjo krijoi një mundësi për bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, jo vetëm për të koduar pajisjen e caktuar, por edhe për të mbledhur informacione dhe realizimin e operacionit të zbulimit”, shtoi ai.
Aplikacioni ishte shtylla e operacionit të drejtuar nga FBI-ja që përfshiu gjithashtu Agjencinë e Luftës Kundër Drogave (DEA) në ShBA, agjencinë policore të Bashkimit Evropian “Europol” dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në disa vende.
Mëngjesin e së martës, autoritetet në Australi dhe Zelandën e Re njoftuan se arrestuan qindra kriminelë duke shfrytëzuar aplikacionin ANOM.
Në Australi u arrestuan 224 persona dhe u sekuestruan më shumë se katër tonë drogë dhe 35 milionë dollarë në një operacion që zgjati tre vite. Policia në Zelandën e Re tha se ka arrestuar 35 persona dhe se kishte kapur drogë dhe pasuri me vlerë miliona dollarë.
Vitin e kaluar, policia evropiane zhvilloi një operacion të madh kundër krimit të organizuar duke shkatërruar një rrjet komunikimi të koduar, të njohur si EncroChat, i përdorur nga bandat kriminale në të gjithë kontinentin.
Në mars, policia belge arrestoi dhjetëra njerëz pasi goditi sistemin tjetër të koduar të komunikimit, të quajtur SkyECC dhe sekuestroi më shumë se 17 tonë kokainë./voa
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...