Policia siçiliane sekuestroi të enjten 2.6 ton kanabis, në atë që e cilësoi si një prej operacioneve më të rëndësishme antidrogë të kryera ndonjëherë në ishull.
Plantacione me kanabis u zbuluan në 11 serra, në formë tunelesh 35 metra të gjatë, në një tokë bujqësore pranë qytezës Licata në jug të Siçilisë.
Operacioni blic u zhvendos më vonë në Monte Pizzuto, ku gjendej një tjetër tokë bujqësore në pronësi të po të njëjtit person. Në një godinë të vogël pranë zonës u zbuluan 46.5 kilogramë kanabis, në procesin e tharjes.
Guiseppe Cannela, 38-vjeçar, u arresua në flagrancë. Policia njoftoi se po punon tani për të shkatërruar rrjetin e trafikantëve dhe shpërndarësve që ishte zbuluar pas sekuestrimit të drogës.
Prokurori i çështjes, Luiggi Patronaggio tha se, për sasinë dhe cilësinë e kanabisit të sekuestruar, ky ishte një prej operacioneve më të rëndësishme të këtij lloji në Siçili.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi