Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, do të kthehet në detyrë si shef i kësaj kompanie vetëm pak ditë pasi bordi e kishte shkarkuar, njoftoi kompania të mërkurën.
OpenAI, me bazë në San Françisko, tha në një komunikatë: “Ne kemi arritur marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet si shef ekzekutiv i OpenAI, me një bord të ri fillestar”.
Bordi i kaluar i OpenAI nuk kishte dashur t’i tregonte arsyet e hollësishme se pse e kishte shkarkuar Altmanin të premten e kaluar, duke nxitur një konflikt të brendshëm në kompani në fundjavë, si dhe duke rritur trysnin e jashtme nga investitorët.
Microsofti, i cili ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe gëzon të drejta në teknologjinë e saj, u tregua i shpejtë duke e emëruar Altmanin të hënën, si dhe një ish-bashkëthemelues dhe ish-president tjetër, Greg Brockman, i cili kishte dhënë dorëheqje nga OpenAI në shenjë proteste për shkarkimin e Altmanit.
Kjo nxiti druajtje për një largim të të gjithë 770 punonjësve të kompanisë, të cilët e kishin nënshkruar një letër ku kërkonin shkarkimin e bordit dhe kthimin e Altmanit.
Shefi i Mocrosoftit për teknologji, Kevin Scott, u bëri thirrje punonjësve të OpenAI të martën përmes një shkrimi në rrjetin social X:
“Ne e kemi parë peticionin tuaj dhe e çmojmë dëshirën tuaj që potencialisht t’i bashkoheni Sam Altmanit në Laboratorin e ri Kërkimor të Microsoftit për Inteligjencë Artificiale. Duhet ta dini se, po qe nevoja, ju keni rol në Microsoft i cili u përshtatet dhe e çon përpara misionin tonë të përbashkët”.
Shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella, e bëri të qartë të hënën se ishte ende i hapur për kthimin e Altmanit në OpenAI, përderisa telashet qeverisëse dhe të bordit të kësaj kompanie do të zgjidheshin.
E bashkëthemeluar nga Altman si kompani jofitimprurëse me mision për ta ndërtuar në mënyrë të sigurt të ashtuquajturën inteligjencë e përgjithshme artificiale e cila është më e mençur se njeriu dhe për përfitim njerëzor, OpenAI u bë më vonë biznes fitimprurës, por ende udhëhiqet nga bordi i drejtorëve jofitimprurës.
Bordi mbeti me vetëm katër anëtarë pas largimit të Altmanit dhe Brochmanit./rel
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...