Google ADS

OPEC vendos të zgjasë uljen e prodhimit të naftës

22:09 | 1 Korrik 2019
Arbresh.info

OPEC-u dhe aleatët e tij, të mbledhur në Vjenë, iu bashkuan sot propozimit ruso-saudit për të zgjatur me nëntë muaj uljen e produktivitetit në fuqi për të mbështetur rritjen e çmimeve të naftës.

“Të 14 vendet e Organizatës së Eksportuesve të Naftës (OPEC) dhe 10 aleatët e tyre të drejtuar nga Rusia mbështesin të gjithë propozimin për të ruajtur nivelin e limitimit të prodhimit deri në mars 2020, njoftoi ministri rus i Energjisë”, Alexandre Novak, pas mbledhjes së zhvilluar sot në Vjenë.

Këto 24 vende të grupuara nën emërtimin OPEC+, që prodhojnë gjysmën naftës së botës, kishin vendosur në dhjetor të ulnin prodhimin në 1,2 milionë fuçi në ditë për të rritur çmimin e naftës./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme