Përfaqësuesit e OPEC-ut të pranishëm në Vjenë janë të një mendimi për të ulur objektivat e tyre të prodhimit, pavarësisht kërkesës së Donald Trump për të ruajtur një nivel të qëndrueshëm të prodhimit të naftës.
Përballë rënies së çmimit të arit të zi, mbi 30% gjatë dy muajve të fundit, ministrat e pranishëm në kryeqytetin austriak në prag të një takimi të OPEC-ut shprehën vullnetin e tyre për të arritur një marrëveshje për kufizimin e prodhimit të naftës.
‘’Po do të kemi rënie’’, deklaroi Mohammed bin Hamad Al Rumhi, ministri i Naftës i Omanit, vend partner i OPEC-ut.
Kjo nënkupton që mund të ketë përsëri rritje të çmimit të naftës në nivel botëror.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?