Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vende aleate joanëtare, gjatë takimit të OPEC-ut në Vjenë kanë vendosur të reduktojnë prodhimin ditor të naftës për të balancuar tregun global të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Suhail Mohammed Al Mazrouei, kryetar i Konferencës së OPEC-ut dhe ministër i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), tha se OPEC ka vendosur që prodhimi ditor të reduktohet deri në 800.000 fuçi.
“Vendet jo anëtare të OPEC-ut kanë vendosur po ashtu të reduktojnë prodhimin e tyre të përditshëm për 400.000 fuçi. Kështu, u vendos që prodhimi total të reduktohet për 1,2 milion fuçi”, tha Al Mazrouei në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit të vendeve të OPEC-ut dhe vendeve që i janë bashkuar nismës dhe nuk janë anëtare të kësaj organizate, së bashku të njohura si OPEC+.
Ai vuri në dukje se bisedimet zgjatën më shumë sesa që pritej, duke shtuar se ai megjithatë është i kënaqur, për shkak të, siç tha, vendimeve të suksesshme që përfundimisht arritën t’i sjellin.
Për këtë vendim, ai veçanërisht falënderoi Rusinë dhe vendet jo anëtare të OPEC-ut.
Vendimi për të reduktuar prodhimin ditor të naftës do të fillojë të zbatohet në janar të vitit 2019 dhe do të zbatohet në gjashtë muajt vijues.
Kujtojmë se takimi i 175-të i OPEC-ut dhe vendeve jo anëtare filloi të enjten.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...