OPCW konfirmon vizitën në vendin e sulmit të dyshuar kimik në Duma

17:34 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

OPCW ka konfirmuar që ekipi i tyre ndodhet në vendin ku dyshohet të jetë kryer sulmi kimik në Duma.

Megjithatë, Ministria e Jashtme ruse shprehu shqetësime në lidhje me planet e mbikëqyrësit për të vizituar më pak vende dhe për të pyetur më pak dëshmitarë, transmeton portali arbresh.info.

Mostrat e mbledhura do të dërgohen në Laboratorin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Rijswijk, Holandë dhe pastaj “do të dërgohet për analiza laboratorëve të caktuar të OPCW”, tha misioni në një deklaratë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme