Norvegjia ka njoftuar për kufizime të reja pasi në Oslo dhe në rajonin përreth janë shfaqur raste të reja me koronavirus.
Pas një feste Krishtlindjesh, rreth 120 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, edhe pse thuhet se ishin të vaksinuar, ndërsa dyshohet se ata mund të kenë kontraktuar variantin Omicron, transmeton portal arbresh.info
Nëse kjo konfimrohet, atëherë Norvegjia bëhet një ndër vendet me rastet më të mëdha me variantin Omicron në Europë.
Rastet janë të lidhura me festën e Krishtlindjeve të një kompanie norvegjeze në një restorant në Oslo, thanë zyrtarët të enjten. Të gjithë ata që morën pjesë në këtë ngjarje u testuan pas darkës, të organizuar nga kompania e energjisë diellore Scatec në një restorant në Oslo të premten e kaluar (26 nëntor).
“Situata është shqetësuese,” tha ministri i shëndetësisë i Norvegjisë Ingvild Kjerkol, menjëherë pasi autoritetet shëndetësore të Oslos thanë se një infeksion Omicron ishte konfirmuar nga ngjarja e kompanisë.
Sipas tij, kjo tregon se virusi po përhapet shpejt dhe se vaksina nuk po mbron nga infeksionet.
Ndërsa shumë gjëra të panjohura për variantin e ri, qeveria norvegjeze tha se kufizimet e reja kombëtare dhe rajonale do të hyjnë në fuqi nga e premtja. Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere masat më të rrepta ishin rajonale dhe do të zbatoheshin për Oslo – një qytet me afro 700,000 banorë – dhe rrethet përreth.
Në kufizimet e reja thuhet se përfshihet puna nga shtëpia, kur është e mundur, kufizimi i turmave prej 100 personash në ngjarje private ose publike dhe kërkohet nga restaurantet dhe baret që të regjistrojnë klientët që hyjnë brenda.
Në nivel kombëtar, kushdo që hyn në Norvegji duhet të testohet brenda 24 orëve, qoftë në kufi, në një stacion testimi publik ose me vetëtestim. Nëse një test i shpejtë rezulton pozitiv, një udhëtar duhet të bëjë një test PCR brenda 24 orëve, tha qeveria.
Të martën, Norvegjia rekomandoi përdorimin e maskave të fytyrës në transportin publik dhe në dyqane dhe qendra tregtare, ndërsa është kërkuar edhe mbajtja e distancës sociale./euronews/arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë