Google ADS

Omicron po përhapet me shpejtësi në Itali, thonë epidemiologët

23:09 | 18 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Një variant shumë ngjitës i koronavirusit, Omicron, është duke u përhapur me shpejtësi në Itali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në very dhe në jug të vendit, transmeton portal arbresh.info

Në një deklaratë të institutit thuhet se një rrjet laboratorësh rajonalë deri më tani kanë regjistruar 84 raste të infeksionit Omicron.

Tridhjetë e tre raste janë zbuluar në rajonin verior italian të Lombardisë, në zonën përreth Milanos dhe 20 të tjera janë zbuluar në rajonin jugor të Campania, në zonën përreth Napolit.

Presidenti i Institutit Kombëtar të Shëndetit Silvio Brusaferro tha se përhapja e Omicron ishte “ e pritshme” dhe se pritet që Italia të shënojë raste në rritje gjatë ditëve në vijim.

Italia është vendi i parë perëndimor që u godit nga pandemia e koronavirusit, ndërsa së fundmi është duke parë një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve, megjithatë numri është dukshëm më i vogël se në Gjermani ose në Britani të Madhe.

Autoritetet shëndetësore raportuan të premten 120 vdekje të lidhura me koronavirusin nga 123 ditë më parë, ndërsa numri ditor i të infektuarve rishtazi u rrit nga 26,109 në 28,632./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme