Franca ka njoftuar për vendosjen e kufizime më të rrepta në mesin e shqetësimeve të rritjes së rasteve me Omicron.
Nga 3 janari, puna në distancë do të bëhet e detyrueshme për ata që munden dhe tubimet publike do të kufizohen në 2000 persona për ngjarje të brendshme, transmeton portal arbresh.info
Lajmi vjen pasi Franca ka regjistruar më shumë se 100 mijë të infektuar vetëm gjatë ditës së shtunë, numri më i madh i raportuar që nga fillimi i pandemisë.
Gjermania dhe Greqia gjithashtu kanë shpallur rregulla të reja për të frenuar infeksionet në rritje.
Kryeministri Jean Castex u tha gazetarëve se pandemia ndihej “si një film pa fund” ndërsa ai zbuloi masat e reja në një konferencë shtypi pas një takimi të kabinetit të krizës, ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran, ka theksuar se numri i të infektuarve është duke u dyfishuar brenda një kohe shumë të shkurtë.
Rregullat e reja përfshijnë gjithashtu kufizime në tubimet publike në natyrë, të cilat do të kufizohen në 5,000 njerëz.
Klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.
Mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme edhe në ambiente të jashtme, ndërsa qeveria ka vendosur gjithashtu që të shkurtojë edhe kohëzgjatjen mes vaksinave përforcuese, nga katër muaj pas vaksnimit të fundit në tre muaj.
Qeveria franceze nuk ka prezentuar një bllokim të plotë gjatë Vitit të Ri, ndërsa shkollat priten të fillojnë punën sikuse është planifikuar, me 3 janar.
Franca aktualisht ka mesatarisht më shumë se 70,000 infeksione të reja ditore./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?