Varianti i koronavirusit, i quajtur Omicron, ka arritur të përhapet me shpejtësi në mbarë botën, por jo edhe në Kubë.
Sipas ekspertëve e vendas dhe ndërkombëtarë, arsyeja është shumë e thjeshtë, transmeton portal arbresh.info
Vaksinimi masiv në Kubë dhe furja e hershme e imunizimit të fëmijëve kanë rezultuar vendimtare në luftimin e variantit ngjitës.
Omicron ka arritur në Kubë gjatë muajit dhjetor, por shumë pak raste janë raportuar në krahasim me vendet tjera, ndërsa që atëherë, rastet kanë rënë me më shumë se 80 përqind, shkruan Reuters.
Virologu brazilian Amilcar Perez Riverol tha se megjithëse numri i rasteve ndryshon shumë nga vendi në vend në varësi të shkallës së testimit, varianti omicron duket se ka vështirësi të qëndrojë në Kubë ose të shkaktojë një rritje të vdekjeve ose forma të rënda të sëmundjes.
Fëmijët e vegjël në veçanti janë bërë të prekshëm ndaj përhapjes së omicron në shumë vende, pasi disa vaksina, duke përfshirë ato të prodhuara nga Pfizer, Moderna dhe Johnson dhe Johnson, ende nuk janë miratuar nga rregullatorët shëndetësorë për njerëzit nën 5 vjeç.
Kuba ka zhvilluar vaksinat e veta kundër koronavirusit dhe u bë vendi i parë në botë që filloi vaksinimin masiv të fëmijëve 2- vjeç.
Punonjësit shëndetësorë në ishullin e Karaibeve që atëherë kanë vaksinuar plotësisht 1.8 milionë fëmijë nga mosha dy deri në 18 vjeç, ose më shumë se 96 për qind e totalit, pa asnjë efekt anësor të raportuar serioz, thonë autoritetet shëndetësorë në Kubë.
Kuba ka vaksinuar plotësisht 87 për qind të popullsisë së saj totale dhe pothuajse 94 për qind ka marrë të paktën një dozë të vaksinës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...