Omanin dhe Iranin i godet cikloni Shaheen, të paktën 9 persona të vdekur

22:12 | 3 Tetor 2021
Arbresh.info

Të paktën nëntë persona u mbytën në Oman dhe Iran të dielën, kur cikloni tropikal Shaheen goditi pjesë të brigjeve të tyre.

Në Oman dy punëtorë aziatikë humbën jetën në një rrëshqitje dheu që goditi zonën e tyre të banimit në një zonë industriale si rezultat i ciklonit. Një fëmijë i cili u vërshua nga stuhitë u gjet i vdekur dhe një person tjetër ishte zhdukur, tha agjencia shtetërore e lajmeve, shkruan Telegrafi.

“Syri i cikloni tropikal aktualisht po hyn midis shteteve Musanah dhe Suwaiq, i shoqëruar me shi shumë të fortë dhe erëra të forta. Shpejtësia e erës në murin e ciklonit është midis 120-150 km në orë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Cikloni Shaheen bëri që autoritetet të pezullojnë fluturimet për dhe nga kryeqyteti Muskat, Oman, dhe iu bëri thirrje banorëve të evakuojnë zonat bregdetare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme