Oligarku rus i naftës, Mikhael Kodorkovski, thotë se Presidenti rus Vladimir Putin është i rrethuar dhe kontrollohet nga gangsterë kriminelë, të cilët mund të kenë fuqi më të madhe se ai vetë. Në një intervistë të dhënë për radio BBC, përcjell Telegrafi, Kodorkovski ka folur lidhur me helmimin e spiunit rus dhe vajzës së tij.
Ai ka shtuar se “ose shërbimi sekret ka vepruar pa pasur miratimin nga Putin ose shërbimi sekret ka vepruar me miratimin e tij. Thënë ndryshe ose Putin ka dhënë pëlqimin e tij për këtë operacion ose ai nuk e kontrollon më shërbimin sekret dhe për rrjedhojë grupi kriminal mund të veprojnë pa miratimin e tij”.
Kodorkovski është prej kohësh në konflikt më Presidentin rus Putin dhe për këtë arsye jeton në Zvicër.
Sipas oligarkut rus në mërgim “ekziston një grup i vogël deri në 100 individë, i cili ka pasur përfitimet kryesore nga regjimi i Putinit dhe i cili thuhet se vepron tashmë si një grup kriminal i organizuar”. Pyetja që shtrohet nga Kodorkovski është nëse “Putin e kontrollon këtë grup kriminal apo ky grup kontrollon Putinin?”.
Oligarku rus thotë “para tre vjetësh kam thënë se ishte Putini që e kontrollonte këtë grup kriminal dhe ai ishte bosi i tyre kryesor”. Kurse tani ai mendoj ndryshe.
“Unë kam marrë informacione nga rrjetet e brendshme të këtij grupi që më thonë se ky grup kriminal ka mësuar sesi të manipulojë në mënyrë efektive Putinin dhe kjo gjë ka funksionuar me sukses disa herë”, thotë ai.
Kodorkovski në 2003 ishte miliarderi i 16-të në botë sipas Forbes. Ai u arrestua nga Putin në 2003 pasi kishte ngrirë asetet e kompanisë së naftës Jukos të akuzuar për evazion fiskal. Në 2005 ai u dënua me 9 vjet burg dhe më vonë u dënua edhe për pastrim parash duke ia shtura burgimin deri në 2014.
Me ndërhyrjen e ministrit të Jashtëm gjerman Gensher, Kodorkovski u lirua në vitin dhjetor të vitit 2013 i falur nga Putin. Menjëherë u larguan nga Rusia dhe fitoi të drejtën e azilit në Zvicër. /Telegrafi/
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...
Hansi Flick vlerëson performancën e lojtarëve të tij pas fit...
DW: Serbia po armatoset – Sa ka rrezik për luftë në Ba...
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, prokurorët nisi...
Izraeli miraton ligjin që mundëson dëbimin e familjeve të su...
Tifozët parisien i dalin në mbështetje Palestinës me një kor...