Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelensky në një intervistë për BBC, ka thënë se derisa britanikët “numërojnë qindarkat”, ukrainasit “numërojnë viktimat”.
Ajo këtë koment e ka bërë pasi lufta në Ukrainë është treguar e ashpër ekonomikisht me të gjithë aleatët e saj, transmeton portal arbresh.info
Olena Zelensky ka shtuar se nëse mbështetja për Ukrainën do të ishte më e fortë, kriza do të ishte më e shkurtër.
E pyetur se sa shpesh e takon burrin e saj, Olena tha se ajo e takon atë rrallë, por shtoi se ata flasin çdo ditë.
Zonja e parë, e cila ka qenë e martuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që nga viti 2003, foli për BBC nga Kievi.
Olena Zelensky u pyet se çfarë mesazhi kishte për britanikët që po përballen me rritjen e faturave të energjisë pjesërisht për shkak të pushtimit rus në Ukrainë dhe rritjen e çmimeve të naftës.
“Unë e kuptoj se situata është shumë e vështirë, megjithatë, me lejoni t’u them se në kohën e epidemisë së koronavirusit, e cila është me ne, kur pati rritje çmimesh, u prek edhe Ukraina. Çmimet po rriten edhe në Ukrainë, por përveç kësaj njerëzit tanë vriten. Kështu që kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, ne bëjmë të njëjtën gjë dhe numërojmë viktimat tona,” tha ajo.
Komentet e zonjës Zelenska pasojnë sugjerimin e kryeministrit Boris Johnson gjatë vizitës në Kiev muajin e kaluar se familjet në të gjithë Europën do të duhet të durojnë krizën e kostos së jetesës dhe të “qëndrojnë” me Ukrainën për të kundërshtuar agresionin e Rusisë.
Në Britaninë e Madhe, norma e inflacionit parashikohet të arrijë nivelin më të lartë të 42 viteve prej 13.3% këtë vit, ndërkohë që ekonomia pritet të tkurret për më shumë se një vit./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...