Kërkimi për nëndetësen e zhdukur Titan në Oqeanin Atlantik është tani në një fazë kritike pasi ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për ta lokalizuar atë përpara se të mbarojnë furnizimet me oksigjen.
Nëndetësja ishte zhytur në thellësi me furnizime me oksigjen për 96 orë ndërsa është zhdukur që nga e diela, duke bërë që mëngjesi i sotëm në SHBA të jetë koha e fundit për të shpëtuar pesë personat në bord.
BBC duke cituar Rojën Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton se oksigjeni mund të mbarojë për ata që janë në bord në orën 07:18 me orën lindore në SHBA.
Ekipet e kërkim shpëtimit kanë dëgjuar më shumë zhurma por mbetet e paqartë se çfarë janë. Ekipet thonë se nuk e dinë ende vendndodhjen e nëndetëses dhe as nuk kanë mundur të lokalizojnë zhurmat.
Ish-komandanti i nëndetëseve bërthamore të marinës amerikane, David Marquet, paralajmëron se tingujt shpresëdhënës të zbuluar në orët e fundit mund të mos vijnë nga nëndetësja Titan.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...