Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka përllogaritur se më 1 janar 2020, në të gjithë botën, do të lindin 392.078 fëmijë.
OKB-ja gjithashtu tërhoqi vërejtjen për numrin e të porsalindurve që vdesin në muajt e parë të jetës së tyre.
Gjatë vitit 2018, rreth 2.5 milionë fëmijë vdiqën në muajin e parë të lindjes.
Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) thotë se një e treta e foshnjeve, vdiqën në ditën e parë të lindjes.
Shumica e vdekjeve mund të ishin parandaluar.
“Fillimi i një viti të ri, dhe një dekade të re, është një mundësi për të reflektuar në shpresat dhe aspiratat tona, jo vetëm për të ardhmen tonë, por të ardhmen e atyre që do të vijnë pas nesh”, tha Henrietta Fore, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it. ”
“Ndërsa kalendari ndryshon çdo janar, ne na kujtohen të gjitha mundësitë dhe potencialet e secilit fëmijë që hyn në udhëtimin e jetës së saj ose tij – nëse atyre iu jepet ai shans”, tha ajo.
Shkaqet e vdekjeve përfshijnë lindjen e parakohshme, komplikimet gjatë lindjes dhe infeksionet.
Në nivel botëror, më shumë se gjysma e lindjeve të parashikuara më 1 janar do të ndodhin në tetë vende.
India pritet të prijë me 67.385 fëmijë, Kina me 46.299, Nigeri pritet të ketë 26.039 dhe pastaj në llistë rradhiten: Pakistan, Indonezia, Shtetet e Bashkuara, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...