OKB-ja u bëri thirrje vendeve fqinje që të rrisin ndihmën e tyre për civilët afganë që largohen nga vendi për arsye sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Babar Baloch foli në një konferencë online për media në selinë e OKB-së në Gjenevë dhe preku situatën aktuale në Afganistan.
Duke theksuar se qeveria pakistaneze përshëndeti vendimin për të lehtësuar kalimet kufitare dhe dërgesat e ushqimit nga kufiri afgan në Pakistan, Baloch tha se vendimi për të lehtësuar masat në pikat kufitare do të shpëtonte një numër të madh civilësh afganë nga rënia në duart e trafikantëve.
Baloch theksoi se Irani dhe Pakistani janë strehë për 90 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve afganë në botë.
“Nevojitet mbështetje më e madhe ndërkombëtare për të siguruar mbrojtje për më shumë se 1.4 milionë refugjatë afganë në Pakistan dhe rreth 800 mijë në Iran. Vendet fqinje të Afganistanit duhet të rrisin ndihmën e tyre për civilët afganë që kalojnë kufijtë për siguri”, tha Baloch.
Sipas parashikimeve të OKB-së, që nga nëntori, 22.8 milionë njerëz, 55 për qind e popullsisë së Afganistanit, do të përballen me një krizë të rëndë ushqimore. Një nga raportet thotë se 18.8 milionë njerëz në vend janë nën krizë të rëndë urie deri më tani.
Pas një procesi që filloi me tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani këtë vit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje midis SHBA-së dhe talebanëve të arritur në shkurt të vitit 2020, talebanët rrethuan kryeqytetin afgan Kabulin dhe morën kontrollin e qytetit pa konflikt pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.
SHBA-ja përfundoi tërheqjen nga Afganistani më 31 gusht.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...