Koordinatori special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Libanin, Jan Kubis, u bëri thirrje autoriteteve libaneze për formimin e shpejtë të një qeveri të re pas dorëheqjes së kryeministrit Hassan Diab dhe kabinetit të tij.
Në një deklaratë, Kubis bëri thirrje për formimin e një qeverie të re që plotëson aspiratat e popullit libanez dhe gëzon mbështetjen e tyre dhe që mund të adresojë sfidat urgjente dhe të shumta me të cilat përballet vendi.
Kubis po ashtu theksoi rëndësinë e shmangies së një “periudhe të zgjatur të vakumit qeveritar”.
“Ka nevoja të menjëhershme humanitare që duhen adresuar dhe reformat e nevojshme që duhen ndërmarrë pa asnjë vonesë për të rikthyer besimin e popullit libanez dhe të bashkësisë ndërkombëtare në Liban”, shtoi ai.
Shpërthimi në Portin e Bejrutit përveçse shkaktoi viktima dhe mijëra të plagosur, rrafshoi ndërtesat afër dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në kryeqytet, duke lënë qindra mijëra njerëz të pastrehë.
Incidenti ndodhi në një kohë kur Libani përballej me një krizë të rëndë financiare së bashku me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).
Demonstratat e dhunshme vazhduan pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit Diab dhe qeverisë së tij.
Beogradi do që t’i gjykojë krimet në Kosovë, por Brukseli dh...
“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet...
Fotot nga takimi i Kurti me Orav me rastin e dorëzimit të Ra...
Sinani e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i ma...
Jonida Vokshit i vdes babai
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e nj...