Kombet e Bashkuara thonë se ka nisur tërheqja e rebelëve Huthi nga tri portet në Detin e Kuq në perëndim të vendit. Tërheqja e tyre, që është mundësuar pas arritjes së një marrëveshjeje për paqe, sipas OKB-së po shkon sipas planit.
OKB-ja po monitoron tërheqjen e rebelëve Huthi që mbështeten nga Irani, nga ndërtesat e porteve në Saleedf dhe Ras Isa, të cilat rebelët i kanë pasur nën kontroll që prej vitit 2014. Monitoruesit e OKB-së do të raportojnë për tërheqjen e rebelëve më 15 maj para Këshillit të Sigurimit.
“Të tri portet janë monitoruar nga ekipet e Kombeve të Bashkuara dhe teksa forcat ushtarake u larguan që aty, Rojet Bregdetare morën përgjegjësinë për sigurinë”, thuhet në njoftimin e OKB-së.
Ky njoftim i OKB-së vjen një ditë pasi Qeveria në Jemen akuzoi rebelët se po gënjejnë se do të tërhiqen nga portet.
OKB-ja kishte njoftuar më 10 maj se rebelët janë pajtuar që në mënyrë të njëanshme të tërheqin trupat e tyre nga tri portet në Detin e Kuq. Kjo tërheqje e trupave është planifikuar që të zgjasë për katër ditë.
Sipas marrëveshjes së paqes, të arritur në muajin dhjetor, forcat pro-qeveritare në Jemen, po ashtu do të tërhiqen nga pozicionet e tyre në periferi të Hodidah dhe më pas do të nisë edhe faza e dytë e marrëveshjes, që parasheh tërheqjen e mëtejshme të trupave të të dyja palëve./ REL
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut