Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbajtur një takim për situatën në Gazë. Përfaqësuesja e SHBA-së ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim t’i ulin temperaturat në Lindjen e Mesme dhe të shmangin një konflikt një shkallë më të gjerë. Ndërkohë, nga një sulm Izraelit janë vrarë binjakët katërditësh derisa babai i tyre kishte shkuar për t’i regjistruar në zyre e gjendjes civile.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbajtur një takim ku është diskutuar për situatën në Lindjen e Mesme. Ekziston frika se Irani do të mund të ndërmarrë ndonjë sulm hakmarrës ndaj Izraelit pas vrasjes së Ismail Haniyehut, liderit të Organizatës Hamas muajin e kaluar në Teheran.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ka thënë në këtë mbledhje se SHBA qëllim ka t’i ulë temperaturat’ në këtë rajon. “SHBA ka për qëllim që të pengojë dhe mbrojë ndaj çdo sulmi të ardhshëm të mundshëm dhe të shmangë një konflikt në shkallë më të gjerë.
Të martën, presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë do të mund ta parandalonte ndoshta një sulm të mundshëm të Iranit ndaj Izraelit.
Për të ënjtën, është paraparë një rund i ri i bisedimeve për paqe që do të mbahen në Doha të Katarit apo eventualisht në Kajro të Egjiptit.
Megjithatë, sipas gazetës New York Times dhe televizionit Sky News, Ahmad Abdul Hadi, zyrtar i Hamasit ka thënë se Hamasi nuk do të mere pjesë në këto bisedime.
Ndërkohë, si pasojë e një sulmi ajror Izraelit në Gazë, binjakë të sapolindur, katërditësh, janë vrarë mu në kohën kur babai I tyre kishte shkuar në zyrën e gjendjes civile për regjistrimin e binjakëve dhe marrjen e certifikatave të lindjes. Në këtë sulm është vrarë edhe nëna dhe gjyshja e binjakëve./rtk
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...