OKB: Stuhia vdekjeprurëse në Afrikë tregon realitetin e krizës klimatike

00:02 | 30 Janar 2022
Trina Galanxhi

Stuhia vdekjeprurëse që goditi vendet e Afrikës Jugore këtë javë ka treguar realitetin e krizës klimatike, tha një zyrtar i OKB-së.

Numri i viktimave të shkaktuara nga stuhia Ana ka shkuar në 86, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Punonjësit e shpëtimit po përpiqen që të arrijnë edhe në vendet më të goditura, kur trafiku është ndërprerë dhe urat janë mbuluar nga uji.

Autoritetet kanë theksuar se pritet edhe një stuhi tjetër gjatë javës së ardhshme.

Në Mozambik, ku janë vrarë 18 njerëz dhe janë prekur 120,000 njerëz, Maria Luisa Fornara, nga fondi i OKB-së për fëmijë, Unicef, e përshkroi stuhinë Ana si një “kujtues të hapur” të ndikimit që ka ndryshimi i klimës.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se nevoiten më shumë investime për të “mbrojtur dhe për të shpëtuar jetë”.

Një pjesë e infrastrukturës që ishte rindërtuar pas cikloni Idai në vitin 2019 është shkatërruar sërish.

Në Madagaskar, i cili ishte vendi i parë që u godit të hënën, numri i të vdekurve tani është 48 dhe mbi 70 mijë persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Presidenti i Malavisë, Lazarus Chakëera, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas stuhisë që la të vdekur 20 persona në vend.

Autoritetet e motit po vëzhgojnë me vëmendje stuhinë tropikale Batsirai e cila është formuar në Oqeanin Indian dhe po lëviz drejt perëndimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme