Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar se mbipopullimi dhe higjiena e dobët në kampet e refugjatëve në Rripin e Gazës po e avancojnë përhapjen e sëmundjeve infektive.
UNRWA theksoi nevojën urgjente për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. “Ekipet tona vazhdojnë të ofrojnë kujdes thelbësor mjekësor për individët e cenueshëm, përfshirë fëmijët dhe të moshuarit”, njoftoi UNRWA në platformën sociale X.
Mbipopullimi dhe mungesa e higjienës së duhur publike në strehimoret e Gazës kanë kontribuar ndjeshëm në krizën shëndetësore.
“Strehimoret e mbipopulluara dhe praktikat jo-adekuate të higjienës po nxisin transmetimin e sëmundjeve infektive”, theksoi UNRWA.
Agjencia e OKB-së bëri thirrje për “qasje të sigurt dhe të pakufizuar” për të adresuar nevojat urgjente shëndetësore të popullatës refugjate.
Izraeli vazhdon ofensivën brutale ushtarake në Gaza pas inkursionit të Hamasit më 7 tetor, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm.
Të paktën 36.240 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica dërrmuese e të cilëve gra dhe fëmijë, si dhe mbi 81.700 të tjerë janë plagosur.
Gati tetë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në vendimin e saj të fundit ka urdhëruar Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionet në qytetin Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kërkuan strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj./abcnews.al
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...