Kriza humanitare në Ukrainë po vazhdon, me rreth gjysmën e popullsisë në rajonin e Kharkivit që ka nevojë për ndihmë ushqimore, sipas Kombeve të Bashkuara.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se shumë nga ata që jetojnë në zonat e rimarra nga kundërofensiva e Ukrainës janë “të paaftë për të përmbushur as nevojat e tyre më elementare”.
“Afro 140 mijë njerëz besohet se mbeten në qytete, fshatra dhe vendbanime në zonat ku kontrolli ka ndryshuar, por ata kanë qasje jashtëzakonisht të kufizuar në ushqim, ujë, gaz, energji elektrike dhe shërbime mjekësore,” tha Jens Laerke, një zëdhënës i OCHA.
Në Izium, në Ukrainën lindore, vetëm rreth 9,000 njerëz nga popullsia e saj origjinale prej 46 mijë banorësh kanë mbetur në qytet. Ata që qëndruan tani janë “plotësisht të varur” nga ndihmat, thotë OCHA.
“Tregjet dhe dyqanet në Izium janë shkatërruar ose janë mbyllur. Familjet mblidhen në sheshin kryesor të qytetit për të shkëmbyer pasuritë dhe furnizimet e tyre për të përmbushur nevojat e tyre themelore,” shtoi Laerke.
Në qytetin Kupiansk, i cili është në rajonin lindor të Luhanskut, vetëm 4,000 nga 28,000 banorët e tij kanë qëndruar në shtëpitë e tyre.
Megjithëse luftimet po zhvillohen ende në zonë, OCHA tha se është në gjendje të dërgojë ujë, ushqim, ilaçe, shërbime shëndetësore dhe sende thelbësore shtëpiake për ata që kanë nevojë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar i është përgjigjur gjithashtu situatës humanitare në Ukrainë. Ajo ka rënë dakord t’i japë Kievit rreth 1.3 miliardë euro për programin e tij të ndihmës për krizën ushqimore.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...