Kombet e Bashkuara thanë sot se shkatërrimi i digës së epokës sovjetike në lumin Dnieper në Ukrainë do të ketë një ndikim të madh në sigurinë globale të ushqimit, do të rrisë çmimet e ushqimit dhe do të shkaktojë probleme me ujin e pijshëm për qindra mijëra njerëz.
Diga, e cila është pjesë e hidrocentralit Kakhovka, shpërtheu në orët e para të 6 qershorit, duke bërë që 18 kilometrave kub ujë që ajo mbante të derdheshin në një zonë të madhe të Ukrainës jugore.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi saktësisht katastrofën, megjithëse sizmologët norvegjezë dhe satelitët amerikanë zbuluan sinjale të ngjashme me një shpërthim. Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për hedhjen në erë.
Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths i tha BBC-së se ndikimi në sigurinë ushqimore mund të jetë i rëndësishëm.
“E gjithë zona drejt Detit të Zi dhe Krimesë ushqen jo vetëm Ukrainën, por të gjithë botën,” tha Griffiths për BBC.
“Ne tashmë kemi vështirësi me sigurinë ushqimore, por çmimet e ushqimeve, jam i sigurt se do të rriten.”
“Problemet në të ardhmen në korrje dhe mbjellje janë të pashmangshme. Kjo do të ndikojë në sigurinë globale të ushqimit,” tha ai.
Ai tha se deri në 700,000 njerëz varen nga rezervuari digës për ujë të pijshëm. Pa ujë të pijshëm, njerëzit janë të rrezikuar nga sëmundjet dhe fëmijët janë më të prekurit në një situatë të tillë.
Griffiths theksoi se shkatërrimi i kësaj shkalle në infrastrukturën civile është plotësisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare, përfshirë Konventat e Gjenevës. “Është e vetëkuptueshme. Kushdo që e ka bërë këtë ka shkelur Konventat e Gjenevës”. /abcnews.al
Gabbia vazhdon me Milanin deri në vitin 2029
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...