Google ADS

OKB: Rusia qëndron pas sulmeve kimike në Idlib

20:48 | 6 Mars 2018
Trina Galanxhi

Hetuesit e krimeve të luftës të OKB-së kanë deklaruar se Rusia qëndron pas sulmit vdekjeprurës në Siri, të kryer në nentor të vitit të kaluar në provincën Idlib.

Nga sulmi mbetën të vrarë 84 persona, transmeton portali arbresh.info

Gjetjet u raportuan nga Komisioni i Hetimeve të OKB-së për Sirinë të martën.

Kjo është hera e parë që komisioni ka bërë me gisht nga Rusia për vdekjet në Siri.

Raporti thotë se “të gjitha informatat në dispozicion” tregojnë se një aeroplan rus ka kryer sulm ajror me 13 nëntor, ku ka goditur një treg,  që kishte për qëllim rebelët sirianë.

Të paktën 84 veta u vranë dhe rreth 150 të tjerë u plagosën gjatë sulmit.

Komisioni i cili u krijua 2 vite më parë, për të dokumentuar shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut në luftën e Sirisë, thotë se aeroplani që kreu sulme u ngrit nga baza ajrore e Sirisë dhe ishte drejtuar nga rusët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme