OKB: Rreth 9 mijë civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

12:48 | 11 Prill 2023
E.H

Rreth 8,500 civilë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Zyrtarisht, OKB-ja ka verifikuar 8,490 viktima dhe 14,244 të plagosur që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022 dhe këtë muaj.

Sipas OKB-së, shifrat janë vetëm maja e ajsbergut” për shkak të aksesit të kufizuar në zonat e betejës, veçanërisht në lindje dhe jug.

Shumica e viktimave u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe nën sulmin e forcave ruse, duke përfshirë 3,927 në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Rusia nga ana tjetër mohon të ketë shënjestruar civilët ose të ketë kryer mizori./abcnews

Të ngjashme