Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shprehur shqetësim serioz rreth raportit mbi granatimet pa dallime të zonave civile në Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin rreth 39.000 njerëz janë zhvendosur që nga shpërthimi i konfliktit në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, dhe kriza humanitare është duke u përkeqësuar”, tha Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.
Ai theksoi nevojën për “qasje të drejtpërdrejt dhe të pakushtëzuar të partnerëve humanitarë” për të hyrë në zonat e konfliktit me qëllim që të shpërndajë ndihma për civilët.
“OKB-ja u kujton palëve në konflikt nevojën për të mbrojtur civilët”, tha Dujarric.
Komandanti ushtarak me bazë në Libinë lindore, Khalifa Haftar nisi fushatën ushtarake më 4 prill me planin ambicioz për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.
Libia është zhytur në trazira që nga viti 2011, kur nga froni u përmbys Muamar Gadafi në një kryengritje të përgjakshme me mbështetjen e NATO-s i cili më pas u vra.
Që atëherë, ndarjet e theksuara politike në vend kanë çuar në krijimin e dy qeverive rivale, njëra në Libinë lindore, me të cilën udhëheq Haftar dhe tjetra në Tripoli e cila gëzon mbështetjen e OKB-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...