OKB: Rreth 350 mijë të zhvendosur vetëm këtë vit në Jemen

23:58 | 12 Shtator 2019
Arbresh.info

Rreth 350 mijë njerëz janë shpërngulur nga konflikti i vazhdueshëm në Jemen deri më tani në vitin 2019, tha sot Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM), raporton AA.

“Vetëm në vitin 2019, gati 350 mijë njerëz janë shpërngulur”, shkroi në Twitter Zyra e IOM-it për Jemenin.

Rrjeti i stafit të IOM-it “mbulon mbi 42 mijë vende për të ndihmuar në kuptimin e nevojave, numrave, vendndodhjeve dhe kushteve të popullsisë në Jemen, përfshirë njerëzit e zhvendosur, të kthyerit dhe migrantët”, thuhet më tej.

Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua edhe më tej kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, filluan një fushatë masive ajrore që synonte pengimin e avancimit të rebelëve Huthi.

Dhuna e vazhdueshme ka shkatërruar infrastrukturën themelore të Jemenit, duke bërë që OKB-ja ta përshkruajë situatën si “një nga katastrofat më të këqija humanitare të kohërave moderne”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme