Të paktën 901 persona u ekzekutuan në Iran në vitin 2024, duke përfshirë rreth 40 gjatë muajit dhjetor, deklaroi Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.
“Është shumë shqetësuese që numri i njerëzve që dënohen me vdekje në Iran po rritet nga viti në vit. Ka ardhur koha që Irani t’i japë fund kësaj vale ekzekutimesh”, u shpreh Turk.
Të paktën 853 persona u ekzekutuan në Iran në vitin 2023, sipas Komisionerit të Lartë.
Gjatë një konference për shtyp, Zëvendës Përfaqësuesja e Komisionit të Lartë, Liz Throssell, shpjegoi se këto shifra vijnë nga “organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut të cilat ne i konsiderojmë të besueshme: HRANA, Hengaë dhe Irani Human Rights”.
Sipas deklaratës, shumica e ekzekutimeve në vitin 2024 përfshinin njerëz të dënuar për vepra të lidhura me drogën, por edhe qytetarë që morën pjesë në protestat gjatë viteve 2022-2023./tch/
Vrasja në Shkodër, i riu pranon autorësinë: Më ndau motrën, ...
Kurti: Infrastruktura kulturore, rinore e sportive nuk është...
Zjarre masive në SHBA/ Shtëpi të shkatërruara dhe rrugë të b...
Spiropali pret ambasadorin Bucci: Rol të rëndësishëm në forc...
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e ...