Shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të martën se nivelet globale të deteve janë rritur me shpejtësi që nga viti 1900, dhe rritja e këtij niveli vë në rrezik vende si Banglladeshi, Kina, India dhe Holanda dhe rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë gati 900 milionë njerëz që jetojnë në zonat e ulëta bregdetare.
Në një fjalim në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurimit mbi kërcënimin ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nga rritja e nivelit global të detit, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres deklaroi se nivelet e detit do të rriten ndjeshëm edhe nëse ngrohja globale kufizohet “mrekullisht” në 1.5 gradë Celsius, një qëllimi që cilësohet si i pakapshëm ndërkombëtarisht.
Ai paralajmëroi se Toka është në një pikë që vlerësohet si “një dënim me vdekje” për vendet që preken nga kjo rritje, duke përfshirë shumë kombe të vogla ishullore. /euronews
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...