Kombet e Bashkuara (OKB) paralajmëruan për mungesën gjithnjë më të madhe të ushqimit dhe nevojave themelore të jetës në tetë vende në të cilat momentalisht zhvillohen luftëra, raporton Anadolu Agency (AA).
Programi Botëror për Ushqim (WFP) dhe Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e OKB-së shpallën një raport mbi situatën nëpër vendet në të cilat vitin e kaluar janë zhvilluar luftëra dhe përleshje të armatosura.
Në raport theksohet se është regjistruar mungesë e madhe e produkteve bazë në Afganistan, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Sudan dhe Jemen.
Paralelisht me këto pesë vende, raporti përfshiu edhe luftërat që kanë përfshirë Sirinë, Somalinë dhe rajonin rreth liqenit Çad në Afrikë.
Në këto tre rajone është e domosdoshme ndihma urgjente humanitare për afër 56 milionë persona.
Duke vënë në dukje problemin e papranueshëm të rritjes së urisë dhe varfërisë në vendet ku konfliktet nuk kanë të ndalur gjatë viteve të fundit, organizatat e OKB-së dënuan edhe pengesat gjithnjë më të shpeshta ndaj organizatave humanitare që në disa rajone janë detyruar të pezullojnë aktivitetet.
Në raportin po ashtu theksohet se kriza në Jemen, momentalisht është katastrofa më e madhe humanitare në botë, ndërsa shqetëson edhe eskalimi i përleshjeve në Kongo, ku në gjysmën e dytë të vitit të kaluar pa furnizime ushqimore mbetën më shumë se 13 milionë persona.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje