Pandemitë si ajo e koronavirusit janë rezultat i shkatërrimit të natyrës nga njeriu, thonë liderët në Kombet e Bashkuara, OBSH dhe WWF International, dhe bota, ka injoruar këtë realitet të zymtë prej dekadash.
Tregtia e paligjshme e jetës së egër si edhe shkatërrimi i pyjeve dhe vendeve të tjera me natyrë të egër, janë faktorët kryesorë që qëndrojnë pas rritjes së numrit të sëmundjeve që kalojnë nga kafshët e egra te njerëzit.
Ndërkohë, organizatat, bëjnë apel për një ringritje të gjelbër dhe të shëndetshme nga pandemia e Covid 19, në mënyrë të veçantë duke reformuar mënyrën se si menaxhohen fermat e të mbjellat dhe dietat e papërshtatshme.
Në një raport të WWF, të publikuar të mërkurën, paralajmërohet se rreziku i një sëmundjeje të re që kalon nga kafshët e egra tek njeriu, në të ardhmen, është më i lartë se kurrë, me potencialin për të shkaktuar kaos në shëndetin, ekonomitë dhe sigurinë globale.
Të gjithë qeverive të botës u kërkohet ndërkohë hartimi dhe zbatimi i ligjeve për të eliminuar shkatërrimin e natyrës dhe publikut i kërkohet po ashtu të ndjekin dieta më organike.
Sipas raportit, 60-70 për qind e sëmundjeve të reja që janë shfaqur te njerëzit që nga 1990, vijnë nga bota e egër.
Në të njëjtën periudhë, 178 milionë hektarë pyje janë prerë, hapësirë kjo shtatë herë më e madhe se Britani./gazeta/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...