Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë që nga nisja e pushtimi rus 10 ditë më parë ka arritur në të paktën 351, ndërsa 707 janë plagosur, tha një mision monitorues i OKB-së në një deklaratë të raportuar nga Reuters.
Shifrat e vërteta ka të ngjarë të jenë “dukshëm më të larta”.
Shumica e viktimave civile u shkaktuan nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe nga sulmet me raketa,
“OHCHR beson se shifrat reale janë dukshëm më të larta, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht në ditët e fundit, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armiqësitë intensive u vonua dhe shumë raporte ishin ende në pritje të vërtetimit”, thanë nga ky mission./arbresh.info/
Manchester United regjistron humbjen e radhës, mposhtet nga ...
Chelsea rikthehet tek fitorja në Premier League, triumfon nd...
Si të regjistroheni për votim jashtë Kosovë?
Vazhdojnë operacionet e ushtrisë izraelite në Gazë dhe Liban
Hasani shpërndan 300 abetare për nxënësit në New York
Arsenal – Liverpool, formacionet zyrtare