Një ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se njerëzit në Korenë e Veriut po “vdesin urie”, sipas një deklarate për shtyp.
Tomás Ojea Quintana, Raportuesi Special i OKB-së, shpjegon se për shkak të përgjigjes ndaj virusit që shkakton sëmundjen Covid-19, Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj me Kinën dhe kjo “ka nxitur krizën ushqimore, duke shkatërruar tregtinë ndërkufitare dhe duke shkatërruar të ardhurat nga tregtarët”.
Quintana inkurajon Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të “rishqyrtojë sanksionet” ndaj Koresë së Veriut për shkak të krizës ushqimore që po përjetohet në vendin me sistem komunist.
Raportuesi special kërkon veprim qeveritar dhe ndërkombëtar për sigurim të furnizimeve të mjaftueshme ushqimore në Korenë e Veriut për të parandaluar urinë.
“Një ekspert i pavarur i OKB-së është alarmuar se mungesat e ushqimit dhe kequshqyerja në Republikën e Popullit Demokratik të Koresë (DPRK) janë përshkallëzuara nga masat e marra kundër COVID-19 dhe ka bërë thirrje për veprim urgjent të qeverisë dhe ndërkombëtare për të siguruar furnizime ushqimore”, thuhet në deklaratë.
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...