Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore palestineze nisën vaksinimin e 640.000 fëmijëve në Rripin e Gazës.
Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – janë pajtuar për një pauzë të shkurtër luftimesh në mënyrë që të kryhet kjo fushatë vaksinimi.
Muajin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se një foshnje ishte paralizuar pjesërisht nga tipit 2 të virusit të poliomielitit. Ky ishte rasti i parë me këtë virus që u regjistrua në Gazë në 25 vjetët e fundit.
Fushata e vaksinimit nisi të dielën në zonat në Gazën qendrore, ndërkaq në ditët në vijim vaksinimi do të kryehet edhe në zonat e tjera. Luftimet do të pauzohen për të paktën tetë orë në tre ditët në vijim.
OBSH-ja tha se pauza e luftimeve me gjasë do të duhet të zgjatet edhe një ditë më shumë.
“Këto janë vetëm orët e para të fazës së parë të fushatës masive, një prej fushatave më komplekse në botë”, tha Juliette Touma, zëdhënëse e UNRWA, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.
Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë se të paktën 90 për qind e fëmijëve duhet të vaksinohen dy herë brenda katër javësh në mënyrë që fushata të ketë sukses, por kjo fushatë vaksinimi po përballet me sfida në Gazë, për shkak të lutës mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi më 7 tetor të vitit të kaluar./rel
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...