Civilën po goditen më së shumti, pasi sulmet ushtarake të Irakut në Mosul kanë hyrë në fazën përfundimtare, tha koordinatorja e OKB-së për ndihma humanitarë.
Lise Grande ka thënë për BBC se banorët janë në rrezik, pasi militantët e Shtetit Islamik po sulmojnë drejtpërdrejt familjet, transmeton portali arbresh.info
Përpos sulmeve, shumë njerëz në Mosul përballen edhe me mungesë të ujit dhe energjisë elektrike.
Forcat irakianë kanë deklaruar se kanë rimarrë në kontrollë disa fshatra, që për një kohë të gjatë kontrolloheshin nga Shteti Islamik.
Që nga tetori i vitit të kaluar, qindrja mijëra civilë janë larguar nga Mosuli.
“Civilët janë përballur dhe po vazhdojnë të përballen me situatat më të vështira”, ka shtuar Grance.
“Ne e dimë që ISIS po sulmon familjet që po tentojnë të largohen nga vendi dhe e dimë se në qytet ka rezerva të kufizuara të ushqimit dhe ilaçeve, ka mungesë të ujit dhe energjisë elektike”, ka shtuar ajo.
Qeveria njoftoi rimarrjen e Mosulit lindor në janar, por lufta për kontrollin e plotë të gjysmës perëndimore vazhdon.
Nga Mosuli janë zhvendosur më shumë 580 mijë civilë, ndër të cilat 419 mijë janë larguar vetëm nga Mosuli perëndimor, thonë autoritetet irakiane./Arbresh.info
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...