Kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së tha se njerëzit “po vdesin nga uria” në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit dhe ai parashikoi se kriza humanitare e vendit ka të ngjarë të përkeqësohet pasi Rusia do të intensifikojë sulmin e saj në javët e ardhshme.
David Beasley në një intervistë për Associated Press në Kiev tha se pushtimi rus i Ukrainës që eksporton grurë rrezikon destabilzimin e kombeve larg brigjeve të saj dhe mund të shkaktojë valë emigrantësh që kërkojnë jetë më të mirë në vendet tjera, transmeton portal arbresh.info
Lufta që filloi më 24 shkurt po “shkatërronte njerëzit në Ukrainë”, tha ai, duke ankuar për mungesën e aksesit me të cilin ballafaqohet organizata e tij dhe organizatat tjera ndihëmese në përpjekje për të arritur tek njerëzit që ndodhen në mes të konfliktit.
“Unë nuk shoh asnjë nga këto lehtësime. Thjesht nuk e shoh që të ndodhë tani, “tha ai.
Organizata e OKB-së është duke u përpjekut të dërgojë furnizime ushqimore tani në zona që mund të përfshihen në luftime, por Beasley pranoi se ka “shumë kompleksitet” ndërsa situata evoluon me shpejtësi.
Beasley shprehu shqetësim të veçantë për qytetin port të Mariupolit, ku një numër gjithnjë e më i vogël i mbrojtësve ukrainas po përballen kundër një rrethimi rus që ka bllokuar mbi 100 mijë civilë që janë të dëshpëruar për ushqim, ujë dhe ngrohje.
“Ne nuk do të heqim dorë nga njerëzit e Mariupolit dhe njerëzit e tjerë që nuk mund t’i arrijmë. Por është një situatë shkatërruese, njerëzit po vdesin nga uria, “tha ai.
Rusia është e vendosur të pushtojë qytetin në mënyrë që forcat e saj nga gadishulli i aneksuar i Krimesë të mund të lidhen plotësisht me trupat diku tjetër në rajonin lindor të Donbasit, qendrën industriale të Ukrainës dhe objektivin e ofensivës së ardhshme.
Shefi i ushqimit i OKB-së paralajmëroi për efektet katastrofike të valëve për shkak të rolit të Ukrainës si furnizuesi kryesor ndërkombëtar i grurit.
Mungesa globale e ushqimit mund të shkaktojë “emigrim masiv përtej çdo gjëje që kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai, duke i bërë jehonë komenteve që ai bëri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së muajin e kaluar.
Rusia dhe Ukraina së bashku prodhojnë 30% të furnizimit botëror të grurit dhe eksportojnë rreth tre të katërtat e vajit nga luledielli.
Rreth 30 milionë tonë metrikë grurë të destinuar për eksport nuk janë në gjendje të dërgohen për shkak të luftës, tha Beasley.
Beasley vizitoi gjithashtu zonat pranë Kievit që u shkatërruan nga pushtimi rus, duke përfshirë qytetin Bucha, ku dëshmitë e vrasjeve masive dhe mizorive të tjera kundër civilëve kanë tronditur botën.
Ai e përshkroi qytetin si plotësisht të shkatërruar nga sulmet ajrore, duke e krahasuar atë që ka parë me një makth .
Megjithatë, ai nuk ka përdorur termin “gjenocid”, të cilin së fundmi e përdori Presidenti amerikan, Joe Biden./AP/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...