Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), qeveria Jemenase dhe rebelët Huthis kanë shkelur ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Jemen, njoftoi të martën OKB, raporton Anadolu Agency (AA)
Një raport i Grupit të Ekspertëve të shquar Ndërkombëtarë dhe rajonalë në Jemen, krijuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, lëshoi detajet të një morie krimesh të mundshme lufte të kryera nga palë të ndryshme në konflikt gjatë pesë viteve të fundit.
Ekspertët zbuluan se qeveritë e Jemenit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, si dhe Huthit dhe komitetet e lidhura me popullatën kanë treguar “mungesë gjithnjë e më të pranishme të përgjegjësisë” për shkak të shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut”.
Raporti gjithashtu kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha akteve të dhunës të kryera kundër civilëve në shkelje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar.
Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Konflikti u përshkallëzua edhe më tej kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, përfshirë edhe EBA-në, filluan një fushatë masive ajrore që synonte pengimin e avancimit të rebelëve Huthi.
Dhuna e vazhdueshme ka shkatërruar infrastrukturën themelore të Jemenit, duke bërë që OKB-ja ta përshkruajë situatën si “një nga katastrofat më të këqija humanitare të kohërave moderne”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...