Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se në veriperëndim të Sirisë, Idlib, vetëm mes datave 12-25 dhjetor mbi 235.000 civilë janë zhvendosur nga vendet e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
OCHA në një deklaratë me shkrim njoftoi për situatën humanitare në Idlib, pas sulmeve intensive që regjimi i Bashar al-Assadit me mbështetjen e Rusisë i kryejnë nga mesi i muajit dhjetor.
Në deklaratën e bërë thuhet se dhjetëra mijëra civilë nga jugu i Idlibit janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve që rifilluan pas 16 dhjetorit.
“Si pasojë e përleshjeve të armatosura, dhjetëra mijëra familje braktisën shtëpitë e tyre për të arritur në një vend më të sigurt. Në veriperëndim të Sirisë, mes 12-25 dhjetorit, mbi 235.000 civilë janë zhvendosur nga vendet e tyre. Shumica e këtyre janë persona nga qyteti Maret Numan dhe qyteza dhe fshatra të tjera”, thuhet në deklaratë.
Më tej u bë e ditur se familjet e zhvendosura edhe pse dëshirojnë të shkojnë në veri të Idlibit, kjo nuk u mundësohet pasi regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij po kryejnë sulme ajrore dhe artilerike.
Gjithashtu civilët në rajon ndikohen negativisht nga kushtet e vështira të dimrit, andaj ka nevojë për ndihma urgjente humanitare.
Ndërkohë, Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) kishte njoftuar se si pasojë e sulmeve në fjalë në periudhën e njëjtë kanë humbur jetën 86 civilë.
Sipas vëzhgimeve të gazetarit të AA-së në Idlib, sulmet ajrore janë ndaluar ditë më parë.
Ndryshe, Turqia dhe Rusia ranë dakord në shtatorin e vitit të kaluar për ta shpallur Idlibin një zonë të deeskalimit ku shprehimisht aktet e agresionit janë të ndaluara.
Regjimi sirian dhe aleatët e tij, megjithatë, kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen e armëpushimit, duke ndërmarrë sulme të shpeshta brenda zonës.
Mbi 1.300 civilë kanë humbur jetën nga sulmet në Idlib që nga arritja e marrëveshjes midis Turqisë dhe Rusisë.
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës