Google ADS

OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin

07:29 | 14 Shtator 2021
S D

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë se ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit dhe humbjet në natyrë, janë duke krijuar konflikte në gjithë botën dhe përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në botë.

“Krizat e ndërlidhura me ndotje të ajrit, ndryshime klimatike dhe biodiversitet veprojnë si kërcënime të shumëfishta, rrisin konfliktet, tensionet, pabarazitë strukturore dhe përballin njerëzit me situata tejet të cenueshme”, ka thënë Bachelet në nisje të një sesioni të ri për të drejta të njeriut.

“Ndërkohë që rriten këto kërcënime nga ambienti, ato përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në epokën tonë”, ka shtuar ajo, teksa iu është referuar zhvillimeve klimatike “ekstreme dhe vrasëse”, sikurse vërshimet në Gjermani dhe zjarret pyjore në Kaliforni./VOA/

Përfaqësuesit qeveritarë dhe ekspertë për klimën nga e gjithë bota do të mblidhen për dy javë në muajin nëntor në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme