Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka miratuar traktatin e parë global kundër krimit kibernetik.
Ky dokument, i miratuar pas tre vitesh negociatash dhe një sesioni dy-javor në Nju Jork, përfaqëson hapin e parë në krijimin e një kuadri ligjor ndërkombëtar për trajtimin e krimeve kibernetike dhe menaxhimin e të dhënave.
Miratimi i traktatit është bërë të enjten nga Komiteti Ad Hoc për krimin kibernetik dhe do të dërgohet në Asamblenë e Përgjithshme për votim në vjeshtë, përcjell Arbresh.info.
Sidoqoftë, traktati ka hasur në kundërshtim të fortë nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe kompanitë e teknologjisë.
Kritikët shprehen shqetësim për faktin se traktati mund të shndërrohet në një instrument për mbikëqyrjen globale, duke lejuar autoritetet që të marrin prova elektronike nga vendet e tjera dhe të kërkojnë nga ofruesit e shërbimeve të internetit dorëzimin e të dhënave. /Arbresh.info
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...