Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se lufta në Ukrainë po ndikon seriozisht në aftësinë e saj për të ofruar ushqime të nevojshme urgjentisht në vendet anembanë botës, pasi pjesa më e madhe e tyre është ka në portet e Ukrainës.
“Aktualisht, pothujase 4.5 milionë ton drithë kanë ngecur në portet dhe anijet e Ukrainës dhe nuk po mund të përdoren”, tha për dpa Martin Frick, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) në Gjermani, transmeton portal arbresh.info
Eksportet e ushqimit janë jashtëzakonisht të vështira sepse portet dhe rrugët detare të Ukrainës janë të paarritshme për shkak të pushtimit rus.
Deri në fillim të luftës, Ukraina ishte një nga prodhuesit më të rëndësishëm të grurit dhe një prodhues i madh i misrit.
“Ushqimi ukrainas është urgjentisht i nevojshëm në botë, pasi shumë vende të botës varen nga gruri i lirë i Ukrainës”, theksoi Frick.
“Ushqimi duhet të arrijë tek njerëzit e vuajtur në Ukrainë, por gjithashtu duhet të arrijë në botë nga rajoni për të parandaluar një krizë globale ushqimore”, shtoi ai.
Drejtori i Programit Ushqimor të OKB-së tha se “uria nuk duhet të përdoret si armë”./arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...