Agjencia e Refugjatëve e OKB-së thotë se lufta, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut kanë bërë që gati 3 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre vitin e kaluar, edhe pse kriza e pandemisë mbylli lëvizjen e lirë në të gjithë botën.
Në raportin e tij më të fundit të Trendeve Globale të lëshuar të Premten, UNHCR thotë se totali i njerëzve të zhvendosur është rritur në 82.4 milionë, afërsisht sa e tërë popullsia e Gjermanisë, shrkuan AP, transmeton portal arbresh.info
Filippo Grandi, komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, tha se konflikti dhe ndikimi i ndryshimit të klimës në vende të tilla si Mozambiku, rajoni Tigray i Etiopisë dhe zona e gjerë e Afrikës Sahel ishin ndër burimet kryesore të lëvizjeve të reja të refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda vitit 2020.
Raporti thekson se numri mund të rritet, pasi miliona njerëz janë larguar edhe nga zonat e luftës si Siria dhe Afganistani.
“Kjo tregon se pavarësisht bllokimit të kufijve në mbarë botën, izolimit nëpër shtëpitë tona, gati 3 milionë njerëz janë dashur të braktisin vendin e tyre sepse nuk kanë pasur zgjidhje tjetër”, tha Grandi.
UNHCR, që ka selinë në Gjenevë, tha se 99 nga më shumë se 160 vende që mbyllën kufijtë për shkak të pandemisë, nuk kanë bërë përjashtime për njerëzit që kërkonin mbrojtje me statusin e refugjatit dhe azilkërkuesit.
Në raport thuhet se në fund të vitit të kaluar, 5.7 milionë palestinezë, 3.9 venezuelas dhe 20.7 milionë refugjatë nga vende të ndryshme janë zhvendosur.
48 milionë njerëz janë zhvendsour brenda në vendet e tyre, ndërsa rreth 4.1 milionë njerëz kanë kërkuar azil në vitin 2020./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...